Politike28 Nëntor 2022, 12:47

110 vjetori i Pavarësisë, NATO uron Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
110 vjetori i Pavarësisë, NATO uron Shqipërinë

NATO ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në Twitter, Aleanca Euro-Atlantike, u bën thirrje përdoruesve të rrjetit social të bashkohen me festën e Shqipërisë.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në Twitter shoqëruar me një foto të Forcave të Armatosura shqiptare duke mbajtur flamurin kuq e zi.

Retweet to join us in celebrating our Ally ?? #Albania on their #IndependenceDay!#WeAreNATO pic.twitter.com/mK1cXdg60M

— NATO (@NATO) November 28, 2022

Për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar popullin shqiptar në emër të SHBA.

Përmes një mesazhi urimi, Blinken shkruan se është i nderuar që të urojë popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë, teksa shton se SHBA është krenare që qëndron krah me shqiptarët.

Bliniken shkruan më tej se uron Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe SHBA mbetet e përkushtuar përgjatë rrugës së Shqipërisë transatlantike.

Politike NATO Shqipëria