Politike28 Nëntor 2022, 10:06

110 vjetori i Pavarësisë, politika uron shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

110 vjetori i Pavarësisë, politika uron shqiptarët

Politikanët shqiptarë kanë nxituar të urojnë shqiptarët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.  Kryeministri Rama ka uruar me foton e Dua Lipës, e cila mori shtetësinë shqiptare dhe nuk ‘harron’ të ftojë shqiptarët në koncertin e saj, sonte në sheshin ‘Skënderbej’:

“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, shkruan Rama.

Minstrja Kushi uroi me anë të fituesve të konkursit të pikturës:

“Urimin më të përzemërt për Festat e 28-29 Nëntorit dua ta përcjell përmes fituesve të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime 2022”.

Lulzim Basha flet për bashkim këtë 110 vjetor të Pavarësisë:

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve të Kombit.”

Ministri i Mbrojtjes Peleshi, e lidh Pavarësinë tonë me luftën në Ukrainë:

Dita e flamurit këtë vit ka më shumë emocion, më shumë vlerë. Ky 110 vjetor i pavarësisë na përbashkon më fort. Liria dhe paqja për ne shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin, është bërë më e shtrenjtë.

Agresioni rus ka tronditur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregullat duke e sjellë sigurinë në qendër të vëmendjes shoqërore.

Ministrja Xhaçka uron duke përmendur ‘arritjet e qeverisë’ dhe mendon se jemi në rrugën e duhur:

Dita e flamurit këtë vit ka më shumë emocion, më shumë vlerë. Ky 110 vjetor i pavarësisë na përbashkon më fort. Liria dhe paqja për ne shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin, është bërë më e shtrenjtë.

Agresioni rus ka tronditur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregullat duke e sjellë sigurinë në qendër të vëmendjes shoqërore.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla uron thuajse njësoj si ministrja Xhaçka:

Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, në një fazë të re të rrugëtimit evropian, dhe qëndron  denjësisht në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

Kreu i PL Meta shkruan se patriotizmi dhe sakrificat për flamurin kombëtar duhet të jenë pishtar për mbrojtjen e Shqipërisë nga rreziqet e reja.

Ditmir Bushati uron me fjalët e Luigj Gurakuqit, veprimtar i shquar politik, hartues i Deklaratës së Pavarësisë dhe ministër i parë i arsimit në qeverinë e Ismail Qemalit: “E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë pra për ne të gjithë jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi, në të cilën e mbledhim mendjen e bëjmë shqyrtimin e vetëdijes tonë”.

Ndërsa Jorida Tabaku uron me Gjergj Fishtën: “Gezuar Shqipëri!

Edhè hâna do t’a dije,

Edhè dielli do t’ két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !”


smile

Politike #110-vjetori i Pavarësisë #urimet e politikaneve