Aktualitet 8 Gusht 2018, 20:54

12 vite pasi e lëshon shtëpinë me qera, gati i bie të fikët nga ajo që i shohin sytë!

Shkruar nga Pamfleti

Një pronar i një banese në Britani të Madhe, të cilën e kishte dhënë me qira, është shokuar kur ka hyrë në banesën e tij pas 12 vjetësh dhe e ka gjetur të vërshuar nga mbetjet e kanaçeve, ushqimit dhe pakot e cigareve.
Graham Holland nga Maidstone, Kent, ka publikuar fotografitë që shfaqin gjendjen tmerruese në të cilën kishte jetuar qiramarrësi i tij.

Daily Mail shkruan se janë dashur 4 ditë të tëra për ta pastruar banesën vetëm nga kanaçet e mbeturina tjera – dhe për këtë Graham është angazhuar së bashku me bashkëshorten e tij Nicole Holland.

Rreth 11 mijë euro ka kushtuar vetëm renovimi i njërës prej dhomave të fjetjes.

“Ka qenë një shok për mua si dhe e pabesueshme që dikush mund të jetojë në këso rrëmuje. Sinqerisht, mendova se u gjenda në një film horror”, ka thënë Graham Holland për mediet britanike.

Holland ka thënë se banesën e kishte blerë para 30 vjetësh bashkë me bashkëshorten e tij.

Sipas tij, kur e kishin lëshuar me qira në fillim, të gjithë ishin përkujdesur për ambientin brenda.

Por, në dekadën e fundit ka qenë e pamundur që ai të hyjë në pronën e tij nga qiramarrësi Michael Grant, shkruan Periskopi.

“Ai ka qenë i dashur dhe i shoqërueshëm kur ka marrë banesën në fillim. Por zoti Michael u bë i papërshtatshëm me kalimin e kohës dhe refuzonte që të lejonte brenda edhe agjentin ndërmjetësues”, ka thënë Holland.

“Dhe dikur u bë i ashpër në qëndrimin e tij, dhe ne s’kishim ç’të bënim sepse gjithmonë e paguante qiranë me kohë”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Histori