Bota15 Gusht 2022, 08:31

120 trupa të Zelandës së Re drejt Britanisë për të trajnuar ushtarët ukrainas

Shkruar nga Pamfleti
120 trupa të Zelandës së Re drejt Britanisë për të

120 trupa të Zelandës së Re drejt Britanisë për të trajnuar ushtarët ukrainas

Zelanda e Re do zbarkojë 120 trupa në Britaninë e Madhe, që të ndihmojnë në trajnimin e ushtarëve ukrainas për vijën e parë të frontit. Kjo lëvizje do t’i mundësojë dy ekipeve të trajnimit, që t’i mësojnë ushtarët ukrainas për përdorimin e armëve moderne dhe dhënien e ndihmës së parë.

Trajnimi i rreth 800 ushtarëve ukrainas do të zhvillohet në katër lokacione të Britanisë, kurse personeli ushtarak i Zelandës së Re nuk do të udhëtojë për në Ukrainë që t’i trajnoj atje, thuhet në kumtesën e qeverisë së këtij vendi. Duke folur para gazetarëve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e qartë se sulmi mbi sovranitetin e një vendi dhe humbjet e jetëve të civilëve është shumë e gabuar dhe e patolerueshme.

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë dhe gjithmonë do t’i mbështesim në momentet më kritike”, u shpreh Ardern.

Sipas Ardern, trupat e Zelandës së Re nuk kanë qenë dhe nuk do të përfshihen as tani në luftën në Ukrainë.

Bota #lufta në Ukrainë Britani e Madhe Trupa ushtarake Zelanda e Re