Kosova 5 Tetor 2022, 20:20

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ”paaftësia e Qeverisë“, e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë ekonomike.

Këto deklarata Abdixhiku i ka bërë gjatë një tubimi në Prizren.

Ai ka thënë se me Qeverinë Kurti është duke u ngadalësuar edhe rritja ekonomike.

Abdixhiku e ka kritikuar Kurtin edhe për mungesën investimet kapitale.

“Gjendja ekonomike është e padurueshme për shkak të mungesës së investimeve, mungesës së projekteve kapitale dhe paaftësisë së plotë të Qeverisë. Kemi rënie ekonomike dhe asnjë interesim të Qeverisë për të ndryshuar diçka në këtë drejtim. Inflacioni ka arritur në 20%, deficiti tregtar është rritur nga 3 në 5 miliardë euro dhe më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga vendi. Me vetëm 9% investime kapitale këtë vit, kurse Kosova do të përfundojë me rritjen më të ulët ekonomike në dekadën e fundit. Nuk ka më shpresë se kjo Qeveri mund të sjellë ndonjë ndryshim dhe fushata e tyre është zhgënjim i madh për qytetarët tanë. Qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme, e cila është në gjendje vetëm të prodhojë kriza të reja”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa Qeveria e Kosovës thotë se gjendja ekonomike është për shkak të situatës në ekonominë globale e ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Prishtine

Kosova