Bota21 Tetor 2022, 17:56

Giorgia Meloni takohet me presidentin Mattarella: Jemi gati të formojmë qeverinë e re

Shkruar nga Pamfleti
Giorgia Meloni takohet me presidentin Mattarella: Jemi gati të

Liderja e partisë “vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, ka njoftuar presidentit italian, Sergio Mattarella, se është gati të bëhet kryeministre dhe se mund të formojë një qeveri të re menjëherë, pavarësisht trazirave brenda koalicionit të saj të djathtë.

Ne jemi gati të formojmë një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha Meloni gazetarëve pas një takimi, që zgjati mezi 15 minuta.

Meloni u thirr rreth orës 16.30 nga Presidenti Mattarella, i cili pas ditës së dytë të konsultimeve , është gati t’i japë detyrën e formimit të qeverisë së re.

Duhet të formohet qeveria sa më shpejt. Jemi gati. Qendra e djathtë më ka mandatuar mua për kryeministre”, u shpreh Meloni.

Meloni do të mbajë fjalimin e saj të parë në parlament javën e ardhshme dhe duhet të fitojë votëbesimin në të dy dhomat përpara se të marrë zyrtarisht kompetencat e plota.

Administratën e re e presin një sërë sfidash të frikshme, duke përfshirë një recesion të afërt në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, rritjen e faturave të energjisë dhe luftën në Ukrainë.

Detyra e krijimit të një qeverie të re ka rezultuar shumë më e trazuar sesa pritej, duke bërë krahasimin me trazirat politike në Britani, me Berlusconin që minon vazhdimisht autoritetin e Melonit që nga zgjedhjet.

Bota Itali Meloni Qeveria e re