Kosova25 Tetor 2022, 20:09

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Jeffrey Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë të martën se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë sa më parë.

Këtë deklaratë Hovenier e ka bërë në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se kjo është rruga më e mirë që Kosova të arrijë synimet e saj, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.

“Pra, ne e mbështesim Kosovën që ta marrë vendin e saj në strukturat dhe kombet euroatlantike dhe për një gjë të tillë lypset punë e madhe përkitazi me dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, ka deklaruar ambasasodri amerikan.

“Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur atë qëllim, por, po ashtu, që të arrihet që FSK-ja ta përmbushë mandatin e saj dhe që të dëshmojë se është një forcë e ndërveprueshme me NATO-n, një forcë mbrojtëse territoriale. Ne mendojmë, po ashtu, se Kosova duhet të jetë në NATO, dhe kjo është njëra prej mënyrave se si do të arrijë atë”, ka thënë Hovenier.

Perëndimi po kërkon që dialogu të intensifikohet.

Kosovës i është kërkuar publikisht që ta shtyejë afatin për serbët që të konvertojnë targat nga ”KM“ në ”RKS“.

Afati i përcaktuar nga Qeveria përfundon më 31 tetor.

Prishtine

Kosova