Politike12 Janar 2023, 09:13

14 Maji/ KQZ ndan sot zonat mes mazhorancës dhe opozitës, rregulla të reja për financimet e partive politike

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ KQZ ndan sot zonat mes mazhorancës dhe opozitës, rregulla

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ditën e sotme në kuadër të këtyre përgatitjeje, në KQZ do të hidhet  shorti për anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë, ku 3 i ka mazhoranca e po aq opozita dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.

“Ditën e Enjte, datë 12.01.2023, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite:

Projektvendim “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 14 maj 2023”. 

Projektvendim “Për përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve””, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KQZ-së.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme KQZ-ja pritet të shqyrtojë dhe projektvendimin për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë. Kjo pikë e rendit të ditës vjen si një çështje e mbartur.

Politike # 14 Maji KQZ