Politike23 Janar 2023, 11:42

14 Maji, Rama konfirmon Emiriana Sakon si kandidate të PS për Durrësin

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji, Rama konfirmon Emiriana Sakon si kandidate të PS për

Emiriana Sako do të rikandidojë nën siglën e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit.

Kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu.

Kjo e fundit në një intervistë për Euronews Albania pohoi se Sako, ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

“Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh. Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi kryetarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.”, tha Spahiu.

Politike #Rama konfirmon Emiriana Sakon për Durrësin