Bota10 Nëntor 2018, 11:11

15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës nga shoku i shkollës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës

15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës nga shoku i shkollës (Video)

Mert Can Karagöz, një nxënës 15 vjeçar në Stamboll, u ekzektua me çifte në mes të rrugës nga një shok i shkollës.

Ngjarja ndodhi në orën 16.00 në lagjen Siyavuspasa, Rruga e Minave. 

Sipas pohimit, Mert Can Karagöz , një nxënës i shkollës së mesme, u sulmua nga një person që e ndiqte ndërsa po ecte  në rrugë me tre shokët e tij.

 3 plumba e goditën mbrapa qafës së Mert Can Karagöz .  Ndërsa sulmuesi ikën nga vendi i ngjarjes.

 Ekipet e shëndetësisë dhe të policisë shkuan në vendngjarje pas njoftimit të shokëve.

 Fëmija i pafat u dërgua në një spital privat nga ambulanca. Mert Can Karagöz nuk mundi ti shpëtoj plagëve të marra pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjeve në spital.

Pamjet tronditëse janë publikuar nga mediat turke.  

 

 

Bota 15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës nga shoku i shkollës (Video)