Aktualitet19 Gusht 2019, 19:09

15 vjeçarja në luftë me jetën, Rama jep lajmin e madh: Shpenzimet do t’i mbulojë qeveria shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
15 vjeçarja në luftë me jetën, Rama jep lajmin e madh:

Teksa i kishin mbetur edhe pak orë jetë dhe nuk dihej cili do të ishte fati i saj, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, bëri një apel drithërues ditën e djeshme nga reanimacioni i QSUT. “Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem kushdo që e dëgjon të ndihmojë sado pak që edhe unë të shërohem” – ishin fjalët e Elonës.

Pas reagimit nga vet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për 15 vjeçaren edhe vet kryeministri Rama i cili ka dhënë dhe lajmin e mirë duke theksuar se ministria po ndjek me kujdes rastin kritik të Elonës dhe se të gjitha shpenzimet për kurimin e saj do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri

Aktualitet