
Një fotograf bjellorus ka krijuar një portret të pazakontë të presidentit rus Vladimir Putin. Pavlo Krychko ka përdorur 1500 foto të shkrepura nga luftë në Ukrainë për të krijuar portretin e Carit rus.
“Tmerri, dhimbja, vuajtja, vdekja, krimet çnjerëzor, e keqja, janë të gjitha në këtë imazh. Duke parë të gjitha këto foto, ende e kam të vështirë të kuptoj njerëzit që e mbështesin këtë”, ka deklaruar ai në Facebook.
Pas sulmit në Ukrainë, Vladimir Putini është bërë ndoshta politikani më i urryer në planet. Nga ana tjetër çdo ditë dalin detaje mbi masakrat që rusët kanë kryer në shumë qytete të Ukrainës.
Numri i viktimave nuk dihet fiks, ndërsa përdhunimet, abuzimet, plaçkitjet janë të përditshme. Por fotografi duket se ka gjetur një ide kreative për të treguar me anë të një portretit gjithë mizorinë që fshihet pas asaj fytyre.