
160 banorë përfunduan në spital, çfarë fshihej pas helmimit masiv në Bulqizë
160 persona u helmuan dhe përfunduan në spital, në fillim të majit në Bulqizë. Ende nuk është arritur në një konluzion të qartë se çfarë fshihesj pas kësaj ngjarje.
Ka dyshime që uji mund të jetë kontaminuar nga agjentë fiziko–kimikë; nga përdorimi i dinamitit apo i sasive të karbitit që si pasojë e reshjeve kanë kulluar dhe janë bashkuar me ujin e pijshëm, shkruan tvklan.
Drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës, nuk kanë ende një përgjigje, ndërsa drejtori i DSHP i fajëson se nuk është marrë asnjë masë alternative.
Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit, por frika mbetet dhe banoret nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre.