alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

’17 maji’ ose ‘Një Prilli’ i dyshes Meta-Berisha

17/05/2022, 18:04
ne Forum
A A
Dyshja më e çuditshme e kësaj pranvere

Dyshja më e çuditshme e kësaj pranvere

Pesë vjet pas marrëveshjes së Çadrës, Edi Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Shkruan Skënder Minxhozi 


-Lexo edhe:

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

Pesë vjet më parë, teksa mbante hapur një Çadër gjigande në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Lulzim Basha u angazhua në një kompromis disaorësh me Edi Ramën, prej nga mori gjysmën e qeverisë socialiste, si parakushtin për të mbledhur karriget dhe foninë e protestës, por edhe si “pajën” që do e bindte atë për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017. Një akord unik, i habitshëm e misterioz edhe sot, pesë vjet më vonë, të cilin Edi Rama do ta përmblidhte më vonë në frazën “i thashë merr gjithçka përveç meje, se unë jam i martuar”.

Sot, pesë vjet dhe një mandat qeverisës më pas, Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Presidenti i Republikës i cili po bën provat gjenerale për jetën e re opozitare, e konsideroi kompromisin e majit 2017 mes Ramës e Bashës si “ditën më të erret të pluralizmit politik. Marrëveshjen e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë të ekspozuar para dritës së diellit…”

Në terma të ngjashme ka folur këto vite për atë marrëveshje edhe Sali Berisha, personi i cili ka përdorur fraza të tipit “një marrëveshje nga e cila fiton vendi”, vetëm pak orë pas marrëveshjes në fjalë. Ja cili ka qenë statusi i plotë i Sali Berishës në rrjetet sociale në datën 18 maj 2017:

“Një marrëveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njerëz prej krizave politike me te rrezikshme te këtyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Në këtë kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet të ndjehet vërtet i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike të kësaj krize që kërcënonte në mënyrën me serioze ekzistencën e pluralizmit politik në Shqipëri, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Kështu që pa u ndalur në një analizë të hollësishme, e them me bindje të plotë se me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është një win-win story.

Më këtë rast të dashur miq, le të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj miqve tanë të respektuar europiane dhe amerikane për ndihmën e tyre tejet te çmuar që dhanë në arritjen e kësaj marrëveshje si dhe ndaj te gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe vendosen sakrificën e tyre ne themel te saj si dhe ndaj të gjithë atyre, qe me angazhimin serioz bene te mundur këtë marrëveshje të një rëndësie historike për Shqipërinë! Sb”

Pak më i përmbajtur por aspak i pezmatuar apo sadopak i krahasueshëm me qëndrimin që mbajti sot, ka qenë edhe Ilir Meta në ato orë. Ja çfarë deklaronte ish-kryetari i Kuvendit i atij momenti, për marrëveshjen Rama-Basha, në emisionin “Zonë e Lirë” pak ditë pas marrëveshjes: “Kjo marrëveshje favorizon LSI. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje me opozitën. Kjo është rezultat dhe insistim i LSI. Rezultat i saj është krijimi i një qeverie besimi”.

Pra, asnjë ditë e errët, asnjë tradhti, asnjë thikë pas shpine, por vetëm “fitore për vendin”, “garanci për zgjedhje me opozitën” apo “çdo shqiptar të ndjehet i lehtësuar me këtë zgjidhje politike të krizës”! kështu flisnin asokohe dyshja Berisha-Meta.

Nuk është hera e parë që Sali Berisha dhe Ilir Meta ndjehen keq për ato që kanë deklaruar në të shkuarën dhe që sot i komentojnë kokëposhtë. Kjo sjellje përfshin në fakt edhe atë që kanë thënë e bërë ndaj njëri-tjetrit, atëherë kur hidhnin akuza monstruoze e bënin kërcënime të skajshme mes tyre.

Përtej këtij folklori që sot gjenerojnë me dëshirën e tyre Presidenti dhe ish-kryeministri sa i përket 17 majit 2017, vlen të thuhet një e vërtetë historike për marrëveshjen e pesë viteve  të shkuara. Duke u ulur me Edi Ramën dhe duke marrë prej tij praktikisht gjysmën e kabinetit qeveritar në tavolinë, opozita pati iluzionin fatal se e mori pushtetin. Kujtoi naivisht se Rama dha ministrat e bashkë me ta edhe karrigen e tij.

Në fakt kryeministri ishte përkujdesur që të ofronte vetëm vitrinën e pushtetit e jo vetë pushtetin. Ai i markoi ministrat demokratë me zv.ministra e sekretarë të përgjithshëm, duke ju lënë titullarëve të rinj në dorë vetëm kontrollin e orarit të punës për specialistët e ministrive. Iluzioni optik që Basha, Meta dhe Berisha patën me këtë qeveri formalisht të përbashkët, por de facto sërish socialiste, ishte injeksioni fatal gjumëndjellës që e bëri të besonte treshen e mësipërme se i kishte fituar në avancë zgjedhjet. Prandaj duhen besuar shumë më tepër Doktori dhe Kryetari i Parlamentit i atëhershëm, sesa kreu i Rithemelimit dhe Presidenti i sotëm, kur flitet për këtë ngjarje.

Të gjithë e dimë sesi përfundoi historia e 17 majit 2017 dhe se cili qe rezultati shkatërrimtar për opozitën. I vetmi problem është se nga ajo karro fituesish e asaj dite feste për opozitën, disa kërkojnë të zbresin edhe pasi historia e ka thënë fjalën e saj. Për të zezën e tyre, jo të historisë…

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik
Forum

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35
Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s
Forum

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

29/06/2022, 9:34
A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?
Forum

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28/06/2022, 20:48
Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit
Forum

Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit

28/06/2022, 20:24
Forum

Rikujtimi makabër i tragjedisë së Elbasanit

28/06/2022, 19:37
Forum

Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste kishtare serbe në Gazimestan

28/06/2022, 17:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
I pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, boksieri bie pa ndjenja në ring dhe humb jetën (Video)

I pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, boksieri bie pa ndjenja në ring dhe humb jetën (Video)

“Jepi fund hipokrizisë”, Bardhi “shpërthen” ndaj Berishës: Boll mbajte standarde të dyfishta me gjykatat

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35

NATO i frikësohet Kinës, tre vendet e fuqishme në Azi dhe Paqësor marrin pjesë në Samitin e Madridit

29/06/2022, 11:28
Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

29/06/2022, 10:58
Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42

Reforma Territoriale, Komisioni i Posaçëm cakton ekspertët nga PD dhe PS

29/06/2022, 10:39

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In