Aktualitet17 Janar 2019, 09:59

18 miliardë lekë evazion fiskal, 13 në pranga dhe 12 në kërkim, mes tyre edhe biznesmen të njohur

Shkruar nga Pamfleti
18 miliardë lekë evazion fiskal, 13 në pranga dhe 12 në

18 miliardë lekë evazion fiskal, 13 në pranga dhe 12 në kërkom, mes tyre edhe biznesmen të njohur

13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për evazion fiskal. Firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë procedimin penal për vepren penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.

Mësohet se nga prokuroria janë lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojne administratorë të subjekteve të dyshura fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë. Hetimet do të vijojnë në identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

Aktualitet