Bota10 Shkurt 2023, 21:58

18 muaj në pushtet, bie qeveria pro-perëndimore në Moldavi; shkak lufta në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
18 muaj në pushtet, bie qeveria pro-perëndimore në Moldavi; shkak

18 muaj në pushtet, bie qeveria pro-perëndimore në Moldavi; shkak lufta në Ukrainë

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë e drejtuar nga Natalia Gavrilita është dorëhequr sot, teksa ambasadori rus në vend u thirr më herët për të shpjeguar shkelje të supozuara të hapësirës ajrore të vendit nga Moska.

Zhvillimi vjen teksa dje presidenti ukrainas Zellenski tha se kishte ‘zbuluar’ atë që quante “një plan të inteligjencës ruse për shkatërrimin e Moldavisë”.

Qeveria moldave po dorëheqjet pas vetëm 18 muajsh në pushtet, pas një serie krizash ekonomike e politike që kanë përfshirë vendin, sipas zyrtarëve ‘prej sulmit ushtarak rus ndaj Ukrainës’.

Kryeministrja Natalia Gavrilita tha sot në konferencën e shtypit se “koha ka ardhur për mua të jap dorëheqjen”, ndërsa shtonte se “shumë kriza janë shkaktuar nga agresioni rus”.

Presidentja Maia Sandu, tha se kishte pranuar dorëheqjen e kryeministres Gavrilita, për të cilën tha se “drejtoi vendin me përgjegjësi dhe vëmendje”.

Ish-republika ruse me 2.5 milionë banorë ka probleme të rënda ekonomike, energjetikë dhe inflacioni.

Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë solli protesta të shumta në fund të vitit që shkoi, në vendin e vendosur në mes të Ukrainës e Rumanisë.

BE ia ka pranuar kandidaturës e anëtarësimit të Moldavisë, por dy rajone separatiste pro-ruse moldave në Transdniestria, kundërshtojnë aderimin në bllok.

Bota Natalia Gavrilita