Sport 4 Shtator 2022, 16:17

18-vite nga 4 shtatori i vitit 2004, Shqipëria gjunjëzonte Greqinë e shpallur kampione e Europës (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
18-vite nga 4 shtatori i vitit 2004, Shqipëria gjunjëzonte

18-vite nga 4 shtatori i vitit 2004, Shqipëria gjunjëzonte Greqinë e shpallur kampione e Europës (Foto-Video)

Shqipëria do të startonte fushatën kualifikuese të Botërorit “Gjermani 2006”, ku në stadiumin e tejmbushur “Qemal Stafa” do të priste Greqinë, përfaqësuesen e saposhpallur kampione të Europës në “EURO 2004” në Portugali, duke mposhtur pikërisht këta të fundit. 

Kuqezinjtë tanë atë natë korrën një sukses të paharruar, ku gjunjëzuan që në ndeshjen e parë helenët që pasi mori petkun e kampiones së Europës. 

Shqipëria e drejtuar asokohe nga Hans Peter Brigel triumfoi me rezultatin 2-1 me golat e Muratit në minutën e tretë dhe me një eurogol të Aliajt nga goditja e dënimit. Goli i helenëve me Janakopulosin vetëm sa ngushtoi diferencat. 

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, shqiptarët ishin në delir dhe të papëmbajtshëm, teksa festimet e tyre i çuan përtej stadiumit, duke mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetit. 

Në Shqipëri kjo ndeshje nuk pati incidente, por në vendin grek një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos, teksa u sulmua nga një greko-amerikan me thikë. 

Kjo ngjarje ndodhi për shkak se tifozi shqiptar po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë./Panorama Sport 

Sport Greqia Shqipëria