Sport18 Nëntor 2022, 20:00

2 ditë nga starti i “Katar 2022”, prezantohet himni zyrtar i Kampionatit Botëror (Video)

Shkruar nga Pamfleti
2 ditë nga starti i “Katar 2022”, prezantohet himni zyrtar i

2 ditë nga starti i “Katar 2022”, prezantohet himni zyrtar i Kampionatit Botëror (Video)

FIFA ka publikuar këtë të premte himnin zyrtar të kampionatit botëror që pritet të nis më 20 nëntor.

Himni i titulluar “Tukoh Taka” është një bashkëpunim mes reperes Niki Minazh, Malumas dhe këngëtares libaneze Miriam Fares.

Kënga është në tre gjuhë ku vihen re motive të shtuara të Lindjes së Mesme, si shkretëtirat dhe ritmet e muzikës arabe, në nder të organizatorëve të Katarit.

Përveç performancës së këngëtarëve, video-klipi shoqërohet me imazhe të ndeshjeve të ndryshme të futbollit nga kmpionatet e mëparshme botërore.

“Tukoh Taka” u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari. Ajo është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës, e përcaktuar nga FIFA  dhe si kolona zanore e këtij botërori.

Gjithashtu Maluma performoi këtë vit dhe në Tiranë, në një koncert që u mbajt për ditën e verës.

Sport himni i Botërorit Maluma Miriam Fares Niki Minazh