Sport 6 Tetor 2022, 22:22

2 mln firma për largimin e Halandit nga Premier Liga, zhduket peticioni që do të shkonte për diskutim në Parlamentin Britanik

Shkruar nga Pamfleti
2 mln firma për largimin e Halandit nga Premier Liga, zhduket peticioni

2 mln firma për largimin e Halandit nga Premier Liga, zhduket peticioni që do të shkonte për diskutim në Parlamentin Britanik

Një peticion i nisur sot nga një tifoz në Britaninë e Madhe për të hequr Erling Haland nga Premier Liga, është zhdukur nga faqja e peticioneve, pasi rrezikonte seriozisht të përfundonte në Parlamentin Britanik.

Në faqen e peticioneve për parlamentin, mjaftonin 100 mijë firma që kërkesa qytetare të shqyrtohej në parlamentin britanik, siç janë ligjet përkatëse. Por “Peticioni për të hequr Erling Haland nga Premier Liga se është robot”, e ka tejkaluar shumë shpejt këtë shifër. Që në mëngjes kishte mbi 400 mijë firma të mbledhura për të dhe në drekë, raportohet se kjo shifër shkoi në 1,8 milionë firma.

Më pas, ishte e pamundur që të gjendej ai në faqen e peticioneve, duke bërë që tifozë të shumtë në rrjetet sociale ta quanin një fotomontazh të rremë. Por media të rëndësishme ndërkombëtare si spanjollet “AS”’ dhe “Marca”, kanë raportuar se peticioni në fjalë është hequr nga tifozi, i cili e kishte nisur këtë si një lojë dhe nuk dëshironte që norvegjezi të përfundonte për shqyrtim në Parlamentin Britanik, aq më tepër me akuzën se është një robot.

Sport Erling Haland sulmuesi norvegjez