Bota30 Gusht 2018, 16:32

20 emigrantët në Shqipëri, Salvini me tone të ashpra ndaj BE-së: Mos jemi në një shtëpi pushimi?

Shkruar nga Pamfleti

20 emigrantët në Shqipëri, Salvini me tone të ashpra ndaj BE-së: Mos jemi në një shtepi pushimi?

Zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud ka deklaruar se asnjë emigrant nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lirë.

Ajo ka shtuar se “transferimi i emigrantëve duhet të bëhet në bazë të normativës europiane mbi të drejtën e azilkërkuesve, e që duhet respektuar nga çdo vend anëtar i BE-së”.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka reaguar sot ndaj kësaj deklarate, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre.Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri!”

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

100 emigrantë nga Afrika janë strehuar në qendrën e emigrantëve të “Rocca di Pappa” nën kujdesin e Kishës Katolike, ndërsa 40 emigrantët e tjerë të anijes “Diciotti” vazhdojnë të qendrojnë në qendrën e identifikimit të emigrantëve në Katania, ku gjysma do të niset drejt Shqipërisë dhe pjesa tjetër drejt Irlandës.

177 emigrantët u shpëtuan në ujërat e Mesdheut natën e 16 gushtit nga anija e rojës bregdetare italiane “Diciotti”.

Bota 20 emigrantët në Shqipëri Salvini me tone të ashpra ndaj BE-së: Mos jemi në një shtëpi pushimi?