
20 minuta në fushë dhe theu mallkimin pas 10 javësh në Premier Ligë, ja nota e Armando Brojës ndaj Ullverhemptonit
Armando Broja realizoi golin e parë me fanelën e Çelsit, teksa “tundi rrjetën” në minutat e fundit të ndeshjes kundër Ullverhemptonit në “Stamford Bridge”.
21-vjeçari shqiptar nuk e nisi ndeshjen titullar, por ia doli të thyejë mallkimin pas 10 javësh në elitën e futbollit anglez.
Pas përfundimit të sfidës janë publikuar edhe notat e futbollistëve, teksa Broja është vlerësuar me notën 6.5, për atë që dha në 20 minutat e fundit në fushën e blertë.