Aktualitet22 Janar 2023, 12:31

“21 Janari” ende pa drejtësi, PS vijon “lojën” pas 12 vitesh: Do bëjmë kallëzim të ri, dosja të kalojë në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“21 Janari” ende pa drejtësi, PS vijon “lojën”

Ashtu si çdo vit, edhe këtë përvjetor Partia Socialiste ka vijuar me të njëjtin refren sa i takon tragjedisë së “21 Janarit”. Para se të vinte në pushtet, Edi Rama, premtoi ndëshkimin e atyre që urdhëruan vrasjen e katër protestuesve në bulevard, por pas 12 vitesh akoma bëhen të njëjtat premtime.

Dje u përkujtua vrasja e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Ndërkohë sot në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka premtuar një padi të re për këtë ngjarje. Ai u shpreh se dosja që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës mbi vrasjen e Aleks Nikës duhet të kalojë në SPAK.

Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së republikës ka qëlluar vrasja e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Në 20 janar 2021 policia i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks Nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës”, tha Balla.

Ai është ndalur dhe te përgjimet e publikuara së fundmi nga gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, Prokuroria e Tiranës duhet të shpallë moskompetencën dhe hetimet të nisin nga SPAK. Sipas Ballës, ai që urdhëroi vrasjet është Sali Berisha.

Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin. 

Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha Taulant Balla.

Deputeti socialist kërkoi që të bëhet drejtësi ndërsa ngriti pyetjen përse prokuroria nuk ka ende audion e përmendur në media rreth bisedës mes gardistëve. Sipas Ballës, Berisha duhet të hetohet pasi rreh gjoksin publikisht duke thënë se e ka bërë vetë ai.

21 janari si protestë u thirr për korrupsionin galopant të qeverisë Berisha. Brenda secilit aso kohe gjendej edhe Ilir Meta. E kemi thënë kuptimin e qartë që kemi bërë aleancë në 2013 me Ilir Metën për të rrëzuar Sali Berishën dhe ia kemi dalë. Presim që Berisha të hetohet. Sot jeni dëshmitarë se si prokuroria dënon edhe për një arkë me peshk. A ka shpërdorim detyre në këtë vrasje shtetërore dhe mjafton ky nen për të thënë që zotëria në fjalë rreh gjoksin në çdo studio apo komunikim publik e thotë, po e kam bërë unë. Shpesh përmend rastin e Rumanisë për protestat e vitit 1990 kur presidenti i Rumanisë është marrë i pandehur plot 31 vite më pas. S’duam që drejtësia të ndikohet, por të bëjë drejtësi për 21 janarin. Ndaj apeli ynë pse PS po intensifikon kërkesat për hetime”, tha Balla.

Ajo që bie në sy është se PS kujtohet pas 12 vitesh të bëjë padi të re. Socialistët kanë 9 vite në pushtet dhe e vetmja iniciativë ishte kur policia kërkoi riekspertim për Aleks Nikën, por kurrë nuk pati asnjë padi ndaj Berishës si individ. Ndërkohë në çdo përvjetor ka pasur vetëm premtime e fjalë, por kurrë vepra.

Kryesore 21 Janari vrasjet