Politike21 Janar 2023, 08:41

21 Janari/ Erion Braçe: Dita më e tmerrshme në demokraci, drejtësia mungon edhe pas 12 vitesh!

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari/ Erion Braçe: Dita më e tmerrshme në demokraci,

Deputeti socialist Erion Braçe kujton sot protestën më tragjike që ka parë Shqipëria në demokraci, atë të 21 Janarit 2011, ku të vrarë mbetën katër protestues të Partisë Socialiste asokohe në opozitë.

Ai i quan vdekjet e katër protestuesve pushkatime dhe thotë se si të tilla ato nuk i ndryshon dot askush, teksa thekson se edhe pas 12 vitesh drejtësia mungon ende për këtë ngjarje.

Shkruan Erion Braçe:

21 janar, 12 vite pas! Vdekjet ishin vrasje, me shume-pushkatime; Shihini këto 7 foto; Janë pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, plagosjet e Sokrat Godës dhe Fatos Mahmutajt;

Aparati i Hektor Pustinës kaq kapi, si dëshmi e pushkatimeve masive atë ditë! Për 12 vite me rradhë mbeten pushkatime, janë pushkatime, do te vijojnë të jenë pushkatime! Nuk ndryshojnë dot! Nuk i ndryshojnë dot!

Ajo qe nuk ka ndryshuar gjithashtu, është mungesa e drejtësisë!

Sot arrestohesh e lincohesh publikisht edhe për një arke peshk qe egziston vetëm artistikisht, për ti ngjitur një çështjeje edhe propagandën, jo provat; por për pushkatime siç ato te 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshëm-drejtësia nuk arrin tek ty!

Ky është vendi që kemi sot, 12 vite pas 21 JANARIT, ditës më të tmerrshme në demokraci në bulevardin e dëshmorëve!

Politike 21 Janari Erion Braçe