
Ish kryeministri Sali Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në SPAK për vrasjen e katër protestuesve të “21 janarit”.
Berisha tha se nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e Manjës, ndërsa tha se nuk i druhet një arrestimi nga SPAK, pasi tha se ai është pa imunitet.
“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin. Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 janar.
Prokuroria e Tiranës “shkund” Berishën, nis verifikimet për audio-përgjimin e “21 Janarit”