Politike26 Janar 2023, 17:34

“21 Janari”/ Ngjela: Dosja duhet të hetohet nga SPAK, audio-përgjimi mund të çojë në zbulimin e provave të reja

Shkruar nga Pamfleti
“21 Janari”/ Ngjela: Dosja duhet të hetohet nga SPAK,

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vetëm nëse dalin prova të reja, atëherë mund të ri hetohet çështja e “21 Janarit”. Sipas tij, audio komunikimi mes gardistëve më 21 janar, i bërë publik ditët e fundit nuk përbën një provë për gjykatën.

Ngjela tha gjithashtu se audio komunikimi mund të dërgojë në zbulimin e provave të reja, ndërsa shtoi se aktualisht hetimi i çështjes ndodhet në një fazë sekrete.

SPAK nuk e ka hetuar 21 janarin, por e ka gjykuar gjykata e zakonshme. Por duke qenë se ka një akuza ndaj një ish-kryeministri, apo një ministri, ajo shkon në SPAK. Vendimi për 2 të dënuarit nuk preket. Fakti që ajo është hetuar dhe nuk janë zbuluar autorë të tjerë, nuk do të thotë se nuk mund të hetohet. Përgjimi i Gardës nuk është provë gjyqësore, por mund ta çojë hetimin drejt një prove gjyqësore. Provë gjyqësore do të ishte nëse do të kishte leje nga gjykata. Duhet dhënë leja nga gjykata të konsiderohet si provë. Në këtë rast nuk është kthyer në provë. Kur fillon hetimi dhe kur merren personat të pandehur, atëherë nuk ka më sekret. Tani hetimi është sekret,” tha Ngjela për “OraNews”.

Politike 21 Janari Hetimet Ngjela