Aktualitet25 Janar 2023, 13:27

21 Janari/ Prokuroria i zbarkoi në shtëpi për audiopërgjimin, xhaxhai i Aleks Nikës: Kasetën do e japim vetëm në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari/ Prokuroria i zbarkoi në shtëpi për

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës zbarkuan sot në banesën e të ndjerit Aleks Nika, në Lezhë, një nga të vrarët në protestën e 21 janarit.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se familja nuk kishte pranuar që të jepte audiopërgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi.

“Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.”, tha xhaxha në një intervistë për mediat.

Mark Nika gjithashtu ditën e djeshme ka takuar është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Ai i kërkoi që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

Kujtojmë që në gjatë demonstratës së 21 janarit u vranë 4 persona. I pari që ka humbur jetën ka qenë Hekuran Deda, i cili është qëlluar ndërsa ndodhej në një tavolinë të vendosur nga kameramanët në anën e bulevardit, përpara Piramidës.

Pas tij është qëlluar Ziver Veizi, i vrarë në vijë diagonale me Kryeministrinë, para portës së hekurt të këtij institucioni. Viktima e tretë është Faik Myrtaj, nga Fieri, i vrarë në hyrje të rrugicës mes Kullave dhe Gjykatës Kushtetuese. Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.

Kryesore #Kasetën do e japim vetëm në SPAK