Politike21 Janar 2023, 11:40

21 Janari/ Taulant Balla thirrje prokurorisë: Dosja e Aleks Nikës të transferohet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari/ Taulant Balla thirrje prokurorisë: Dosja e Aleks Nikës

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte prezent sot në aktivitetet përkujtimore të Kongresit të Lushnjës.

Pas aktivitetit, ai foli edhe për protestën e përgjakur të 21 janarit, duke kërkuar që dosja e një prej dëshmorëve, Aleks Nika t’i transferohet SPAK-ut.

Balla ka theksuar se që prej vitit 2011, dosja e Nikës gjendet në sirtarër e prokurorëve, të cilët ndërrohen gjithmonë për shkak të vetingut.

Unë e kam kryer përpara se të nisesha për në Lushnje, kam vendosur 4 karafila në pllakadat që përkujtojnë 4 dëshmorët e 21 janarit. Dritën e fakteve të reja që janë publikuar jo më larg se dje nga një prej kolegëve tuaj gazetar investigativ, mendoj që prokuroria dhe me këtë rast prej shumë muajsh kam kërkuar që së bashku me familjarët e Aleks Nikës dosja t’i transferohet SPAK-ut. Kujtoj që që në vitin 2011, dosja për hetimin e vrasjes së dëshmorit Aleks Nikës gjendet në sirtarët e një prokurori apo një tjetri për sa kohë vetingu i zëvendëson”, u shpreh ndër të tjera ai.

Politike 21 Janari SPAK Taulant Balla