Aktualitet24 Janar 2023, 13:38

21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës takon Altin Dumanin: Kam audiopërgjimin, SPAK të hetojë dosjen!

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës takon Altin Dumanin: Kam

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Ai ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra më 21 janar, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. Mark Nika tha në një lidhje për Report Tv se nuk ia ka dorëzuar sot audio-përgjimin, por i ka kërkuar Dumanit që të marrë çështjen SPAK.

“E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që çështjen ta tërheqin ata. Kemi kërkuar të pyeten ata që kanë dijeni për krimin. Nuk thërrasin Berishën, Bashën, Prendin. Mjafton vetëm me shikim. Hetimi ka punë”, tha Mark Nika për mediat.

Aktualitet