Fajin nuk e kishte dëbora, por “dora” e bandës së tenderëve/ Për dijeni të SPAK, po publikojmë emrat e firmave përfituese, të tenderëve që ka dhënë drejtori i ARRSH, Ergys Verdho dhe i ka “bekuar” ministrja Belinda Balluku; ndaj të dy bashkë, në këtë fundjavë braktisën luksin në vilat e tyre dhe dolën në rrugë për një show me hedhje kripe e borë-pastruese që trasportoheshin me karrotrecë në çdo zonë ku shkonte ministrja; për të bërë poza para kamerave, si aktrim për të fshehur tmerrin që përjetuan qytetarët… dhe vjedhjet e fondeve publike
Ndërsa të shtunën e të dielën, kryeministri Rama shijonte familjarisht luksin në sarajet e tij dhe lojën me dëborë në Dajt; mijëra udhëtarë u bllokuan brenda makinave në rrugët e zonave Veri, Veri-Lindje, Jug, Jug-Lindje e madje në aksin Milot-Lezhë.
Faktet treguan, se fajin nuk e kishte dëbora, por “dora” që ka firmosur tenderët e mirëmbajtjes së rrugëve e marrë nga firmat klienteliste.
Por bllokimi i rrugëve nga dëbora; jo vetëm në alpe, por dhe në zonat qendrore të Shqipërisë, tregoi se miliarda lekë që janë dhënë për të patur rrugë të hapura, janë vjedhur.
Referuar regjistrit të ARRSH, rezulton se në muajt tetor-nëntor 2020, janë bërë 16 tendera me vlerë 24 milionë Euro, ose afro 30 miliardë lekë, vetëm për gatishmërinë e rrugëve në të 4 rajontet e Shqipërisë.
Miliradat janë dhënë për këtë shërbim, që në rastin konkret, kërkonte vetëm borë-pastruese e kripë; mirëpo firmat nuk i kishin as këto, ndaj dhe mijëra qytetarë u bllokuan për dy ditë e netë në akset rrugore.
Ja vlerat dhe firmat, që kanë marrë tenderët nga ARRSH, dhënë nga drejtori Ergys Verdho
– Rruga “Ura e Zogut-Rrëshen (Ura e Fanit), Ura e Matit-Ura e Zogut-Milot, firma “SALILLARI”, me vlerë 178 milionë e 871 mijë lekë të reja me TVSH.
– Rruga “Lezhë-Ura e Matit, Lezhë-Hoteli Gjuetisë-Vain, Balldre-Porta e Aviacionit; firma “IRIDIAN”&“AURORA KONSTRUKSION”; me vlerë 120 milionë e 805 lekë të reja me TVSH.
– Rruga “Kuben- Vasie” (Kukës-Peshkopi), firma “ALKO IMPEX CONSTRUCTION & ALKO IMPEX GeneralConstruksion”; me vlerë 138 milionë e 742 mijë lekë të reja me TVSH.
– Rruga Peshkopi (K/Rr.Tomin)-Ura e Muhurit-Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence; firma “ALKO IMPEX CONSTRUCTION & ALKO IMPEX General Construksion” me vlerë 191 milionë e 308 mijë lekë të reja me TVSH.
– Rruga “Ura Cerenecit-Klenjë,Trebisht-Dogane, Qaf Bualli-Kraste, Kthesa Lapidari-Lis deri në Rrugën Kombëtare-Ulez”; firma “ALKO IMPEX CONSTRUCTION& ALKO IMPEX General Construksion SHPK”(përfaqsaur nga firma “Udha”, me vlerë 143 milionë e 858
mijë lekë të reja më TVSH. (lista vazhdon)/
Ja qëndrimi i mbajtur nga shefat e pushtetit:
– Kryeministri mallkoi nga “FB”, mediat që publikuan maskaradën; ndërsa më pas, publikoi një video me dëborë në Tiranë, shoqëruar me urimin për Shën Valentinin.
– Krye-deputeti Taulant Balla, pasi bëri një audio-video në mes të rrugës me dëborë, i veshur me xhup 3000 Euro; deklaroi se fajin e ka dëbora që ra dhe u rehatua në resortin e Mond Begos.
– Ministrja Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSH, që kanë dhënë 24 milionë Euro tendera për gadishmërinë dimërore të rrugëve; të shoqëruar nga kamerat e TV-ve të qeverisë, pozuan në rrugë përballë një borë-pastrueseje e 1 punëtori që hidhte kripë me lopatë.
– Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, të cilit i ishin bllokuar krej zonat Dajt-Kërrabë; i bënte thirrje banorëve, të dilnin e shijonin dëborën, duke folur me aq pasion, sa gati nuk nuk tha se edhe dëborën e… solli dhuratë “Rilindja”.
Në fakt, dëborën e hodhi natyra, ndërsa qeveria nuk e hoqi nga rrugët, mbasi firmat që kanë marrë tenderët, kanë ndarë miliarda me shefat e pushtetit./Pamfleti