Kosova15 Janar 2023, 14:09

24 vite nga masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen

Shkruar nga Pamfleti
24 vite nga masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë

24 vite nga masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen. Ai tha se masakra e Reçakut nxiti reagimet më të madha në botë, ku përmes pamjeve të transmetuara në mediat botërore u dëshmua krimi dhe gjenocidi serb.

“Janë ato pamje të transmetuara nga mediat botërore, të shfaqura përsëri, duke u kthyer ndër imazhet me të cilat bota na njeh si vend i viktimës ku Serbia kreu krime dhe gjenocid. Masakra e Reçakut është një nga 400 masakrat, kjo masakër ndonëse është një prej tyre, është krimi i luftës që më së shumti i ka nxitur reagimet. E dëshmuar nga shumë media vendore dje ndërkombëtare, masakra e Reçakut u kthye në një nga argumentet më të pakontestueshëm”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se ambasadori William Walker nuk foli me gjuhë diplomatike, por të një humanizmi. Për çka Serbia, siç tha Kurti, ka tentuar që të turbullojë të vërtetën.

“Para 3 viteve, presidenti i Serbisë deklaroi se masakra në Reçak është fabrikim dhe falsifikim. Dy vjet më vonë, shefi i inteligjencës së shtetit serb, në ditën e të drejtave universale më 10 dhjetor, e përsërit atë çka thotë presidenti. Ata që e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë për përsëritje të tij”, ka shtuar Kurti.

Prishtine Albin Kurti Kosove