
15 mijë dojse politike gjenden në arkivat e Autoritetit të Dosjeve.
Është kjo shifra që jep Drejtoresha e Autoritetit Genta Sula, duke vënë në dukje se ekzistojnë rreth 10 mijë dosje bashkëpunëtorësh. Sipas Sulës, 25 mijë persona rezultojnë të dënuar për çështje politike, ndonëse ka edhe të ndjekur që nuk kanë kryer dënime.
“Politike janë 15 mijë dosje, por një dosje mund të ketë 5-6 emra. Janë rreth 25 mijë persona të dënuar për çështje politike, por ka edhe të ndjekur që nuk kanë bërë dënime”, tha Sula për emisionin “Opinion”.
Ndërkohë në këtë arkiv, Fevziu ka zbuluar edhe ekzistencën e një dosjeje për Ibrahim Rugovën. Nga detajet në këtë dosje, dilte qartë se në qëndrimin e tij në Shqipëri, Rugova jo vetëm ndiqej, por është shoqëruar nëpër takime nga bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
“Në orën 13: 25 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas 1 minute u pa me objektin ‘Sharra’ dhe kaloi në Bulevardin Dhëmorët e Kombit”, thuhej në një pasazh të dosjes.
“Ky ka qenë shoqëruar vetëm me bashkëpuëntorë, që ta mbulonin mirë. Kjo është dosja se si Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Rugova, edhe pse Rugova kishte bërë vetëm 2 vizita në atë kohë në Shqipëri. Është dosje ndjekjeje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet gazetari gjatë kësaj vizite në arkivën e Autoritetit të Dosjeve.