Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e fshehu optimizmin se forca e tij do të fitojë në zgjedhjet e 25 prilli.
Gazetarja e pyeti nëse do të jepte dorëheqje nga posti i drejtuesit të PD-së nëse humbiste zgjedhjet, Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.
Gazetarja: Dakord, ju do të vijoni të jeni në krye të Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë partinë socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet
Gazetarja: Zoti Basha, edhe një pyetje që bëhet masivisht për drejtuesit e 12 qarqeve, kur do ta kompletoni formatin tuaj, ju thatë brenda afateve, por është pyetja që shtrohet më së shumti por edhe ajo e marrëveshjes që ju pyeta me aleatët.
Lulzim Basha: Për të dyja dhe për të gjitha pyetjet e tjera ju thash jam këtu për tu përgjigjur çdo pyetjeve të tuajat. Do doja të shpenzonim pak më shumë kohë të flisnim për këto çështje.