Kronike 4 Maj 2022, 20:14

27 vjeçari u vetëvarë në Komisariat, Drejtoria e Policisë Tiranë zbarkon në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti
27 vjeçari u vetëvarë në Komisariat, Drejtoria e

27 vjeçari u vetëvarë në Komisariat, Drejtoria e Policisë Tiranë zbarkon në Kavajë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qelitë e komisariatit të Kavajës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve.

Mësohet se drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Florenc Panganika, dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen.

Ndërkohë, priten procedime penale të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit. Vlen të theksohet, 27-vjeçari Igli Meta, ishte ndaluar ditën e sotme rreth orës 14:00 pasi akuzohej për disa vjedhje në zonën e Kavajës. Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Kronike Kavajë komisariat kronike viktime