Bota10 Gusht 2022, 12:14

27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në qeli, gjyqtari: Unë dhe sistemi kemi dështuar!

Shkruar nga Pamfleti
27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në qeli, gjyqtari:

27-vjeçarja italo-shqiptare i jep fund jetës në qeli, gjyqtari: Unë dhe sistemi kemi dështuar!

27-vjeçarja italo- shqiptare, Donatella Hoda është kthyer në kryefjalën e mediave italiane, pasi kreu vetëvrasje në burg. Ajo ishte dënuar për vjedhje.

Donatella kishte varësi nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës saj i ka kaluar mes burgut dhe lirisë.

Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës së Veronës, Vincenzo Semeraro, shkroi një letër që u lexua në kishë gjatë funeralit të Donatella Hodo, “një e re që luftoi me problemet e varësisë nga droga dhe me një brishtësi e madhe. Ajo doli dhe kthehej në qeli vazhdimisht për vjedhje të vogla të lidhura me drogën, e la veten të vdiste natën e 2 gushtit, duke thithur gaz nga soba që kishte në qeli”.

Kontakti i parë me Donatela Hodo, e reja që dha jetën në burg në Montorio, u bë në vitin 2016, bashkë me arrestimin e saj të parë. Në gjashtë vjet, Vincenzo Semeraro, kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë edhe pse situata e Donës menaxhohej nga një gjyqtar tjetër, Andrea Mirenda, i cili një ditë më parë i dërgoi ngushëllimet familjes të së resë.

Por, doktor Semeraro e njihte prej disa kohësh, kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me të. Dhe gjesti ekstrem i asaj vajze të brishtë në moshën 27-vjeçare la gjurmë tek ai që koha nuk do t’i fshijë.

Pse ndihesh fajtor, gjyqtar Semeraro?

“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Pra, si sistemi, edhe unë kam dështuar”.

Çfarë mendoni se e keni gabim?

“Këto janë pikërisht dyshimet që më shqetësojnë. Çfarë mund të kisha bërë më shumë për këtë vajzë? Ndoshta herën e fundit që shkova për ta vizituar në burg, në qershor, mund t’i kisha thënë edhe disa fjalë? Pse, pavarësisht se e njihja që në moshën 21-vjeçare, nuk e kuptova që sëmundja ishte bërë kaq e thellë?”.

Donatella kishte një të kaluar të vështirë.

“Pas saj fshiheshin peripeci të rënda si gurë. Për të vazhduar, ajo i kishte ndërtuar vetes një armaturë, donte të dukej e fortë, por në realitet ajo fshihte një ndjeshmëri ekstreme. Ishte po aq i brishtë si një kristal.’

Ai flet për këtë si psikolog, jo vetëm si gjykatës…

“Çështja për mendimin tim është pikërisht kjo. Kur je gjyqtar ekzekutiv dhe menaxhon ngjarjet e ndryshme të burgut dhe paraburgimit, nuk ke të bësh vetëm me një të burgosur, por mbi të gjitha me një person. Burra, gra me histori të ndryshme. Ata nuk duhet të trajtohen si numra, si copa dhëmbësh, por si individë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ata janë njerëz, sigurisht të burgosur në qeli, por gjithsesi njerëz”.

Cili person ishte Donatella?

“A më beson nëse rrëfej se m’u deshën vite për të krijuar një dialog të vërtetë me të? Më dukej e pakalueshme pas atij muri që ishte ngritur, vetëm në mars të këtij viti mendoj se vendosa një lidhje me të, në atë moment Donatella e kuptoi se mund të më besonte”.

Në mars, ajo ishte transferuar në komunitet.

“Në fakt, unë rregullova që ajo të dilte nga burgu sepse qelia nuk ishte vendi i duhur për të. Për fat të keq më pas ajo iku, duke u kthyer atje. Së shpejti për të vinte një masë alternative me besimin terapeutik Sertit, mjafton të bënte pak durim. Fatkeqësisht, brishtësia e pushtoi në vetminë e asaj qelie”.

Pse “burgu nuk ishte vendi i duhur” për këtë grua të re?

“Ajo kishte nevojë për mbështetjen e duhur psikologjike, një shërbim mbështetës që i gjithë sistemi nuk është në gjendje ta garantojë jo vetëm në burgun e Veronës, por në të gjitha burgjet e Italisë. Objektet e burgut nuk janë miqësore me gratë. Të burgosurit duhet të trajtohen krejtësisht ndryshe, ato kanë një gjendje emocionale që nuk ka të bëjë me atë të burrave. Ato duhet të ndiqen në një mënyrë specifike dhe krejtësisht të veçantë. Për Donatellën kjo nuk ndodhi”.

Pas funeralit ju donit të takonit privatisht babanë e Donatellës.

“U përqafuam, të dy qanim. Ne të dy ndihemi fajtorë, unë si gjyqtar, ai si prind. Secili i tha tjetrit të ishte i fortë, ishte prekëse. Por momenti më i trishtuar ishte kur babai i Donatellës më falënderoi, sepse vajza e tij i foli për mua si baba i dytë. E mërzitur”./CorriereDellaSera

Bota Donatella Hoda