Një 29-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 3 i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërkaq i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe shkaqeve që çuan të riun në ndërmarrjen e këtij akti”– thuhet në njoftimin e policisë.