Politike18 Gusht 2022, 12:15

3 atentate brenda 24 orëve, Alibeaj: Krimi po shëtit rrugëve, Rama bën sehir!

Shkruar nga Pamfleti
3 atentate brenda 24 orëve, Alibeaj: Krimi po shëtit rrugëve,

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për situatën në vend, ku brenda 24 orëve janë regjistruar 3 atentate.

Sipas Alibeajt nuk ka më një sezon turistik pasi ai u përgjak dhe se krimi po shëtit rrugëve.

“Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramën që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar.

Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën e tyre“, ka shkruar ai.

Politike Alibeaj atentati ne Vlore