Bota18 Shkurt 2019, 07:49

‘3 mijë agjentë rus të infiltruar’, Haradinaj nge alarmin: Po planifikohet destabilizimi

Shkruar nga Pamfleti
‘3 mijë agjentë rus të infiltruar’, Haradinaj nge

‘3 mijë agjentë rus të infiltruar’, Haradinaj nge alarmin: Po planifikohet destabilizimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bën paralajmërin e fortë se agjendë të dërguar nga Rusia në Serbin janë duke monitoruar çdo lëvizje, të cilat kanë në plan destabilizimin e vendit. Ai tha se Kosova është duke u përballur me një axhendë agresive ruse.

Në një prononcime për rrjetin televiziv amerikan, CNBC, Haradinaj sqaroi se 3 mijë agjentët rusë veprojnë të maskuar si anëtar të shoqatave humanitare në Serbi.

“Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishin shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, ka thënë Haradinaj një intervistë të dhënë për CNBC.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë në momentet më të tensionuara mes tyre. Hardaniaj i bindur ka vendosur taksën 100% për mallrat serbe, gjë të cilën Serbia nuk e toleron dhe e ka si kusht kryesor për mbarëvajtjen  e bisedimeve.

Rajoni 3 mije agjend rus Haradinaj Koosva Serbia