Politike 6 Mars 2022, 15:14

3 qendra votimi në Shkodër ende të bllokuara, Celibashi zbardh skenarët kur mund të shkohet te përsëritja e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
3 qendra votimi në Shkodër ende të bllokuara, Celibashi zbardh

Tre qendra votimi në Shkodër vijojnë të jenë të bllokuara. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se për shkak të reshjeve të dëborës është bërë e pamundur të votohet në këto qendra. Por bllokimi i tyre përmban dhe rreziqet e veta.

Në rast se në rezultatin final të 3 kandidatëve të Shkodrës do të ketë një diferencë më të vogël se ajo prej 1300 votash, aq sa ka votues në 3 qendrat në fjalë, zgjedhjet duhet të përsëriten, por që është një skenar shumë i vështirë. Pra fituesi që të jetë legjitim duhet të ketë më shumë se 1300 vota nga vendi i dytë.

“Në 3 qendra votimi nuk ka filluar dhe nuk ka vazhduar procesi i votimit, në këto 3 qendra ka qenë e pamundur që të shkonin anëtarët në vendin ku janë caktuar qëndrat e votimit. Aty votimi konsiderohet i mbyllur. 13% e problematikave, lidhen me kamerat, 73% është pajisja PAY, dhe 15 me çështje të administrimit të zgjedhjeve. 40% nga bashkia Shkodër, 30% Durrës, 12% Lushnjë, 9 %Dibër, 6% Rrogozhinë, nga Bashkia Vorë nuk ka raportime për problematika. Për pajisjen e identifikimit elektronik, në 5 qendra votimi identifikimi është bërë manualisht. Në 15 qendra votimi është bërë zëvendësimi i pajisjes elektronike të identifikimit elektronik. Në lidhje me kohën e hapjes së QV, 70% janë hapur në orën 7:00, 25% janë hapur deri në orën 07:30. Kemi bërë edhe verifikime në terren të situatës dhe nuk raportohen problematika domethënëse. Ka disa probleme me mënyrën e zhvillimit ët procesit ët votimit, që ka patur grumbullime të personave të paautorizuar, kemi komunikuar me KZAZ respektive dhe është raportuar që situata është kthyer në normalitet”, tha ai.

Celibashi u shpreh se në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Sipas tij, ka disa probleme që lidhen në disa QV ku ka pasur raportime nga përfaqësues të partive politike që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth qendrave të votimit. Ndërkohë në disa qendra ka pasur mungesë të energjisë elektrike duke krijuar vështirësi në identifikimin elektronik.

Politike #6Marsi #Celibashi #Zgjedhjet