Showbiz20 Dhjetor 2022, 12:48

3 zakone të mëngjesit që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur dhe më produktivë në punë

Shkruar nga Pamfleti
3 zakone të mëngjesit që ju ndihmojnë të jeni më

Të gjithë e kemi dëgjuar më parë: Të kesh një rutinë mëngjesi është thelbësore për një jetë të suksesshme.

Shkencëtarët dhe CEO-t njësoj kanë lavdëruar përfitimet e vendosjes së një rituali në mëngjes herët për dekada – ka nga ata që ngrihen në orën 4:30 të mëngjesit çdo ditë dhe kryejnë një stërvitje para se të lind dielli, dhe të tjerë që shijojnë qetësinë e mëngjesit me një filxhan kafe, teksa lexojnë.

Nëse doni të kultivoni një rutinë të mëngjesit para punës dhe nuk dini nga të filloni, merrni parasysh këto tre praktika të rekomanduara nga psikologët:

Vendosni një qëllim për ditën

Lista juaj e detyrave mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, paralajmëron psikologia Jessica Jackson.

Kontrollimi i postës elektronike ose listës së detyrave tuaja menjëherë pasi zgjoheni fillon ditën me një notë stresuese dhe i thotë trurit tuaj të kalojë në modalitetin e panikut.

Në vend të kësaj, Jackson u rekomandon të gjithë klientëve të saj të fillojnë ditën e tyre me një meditim qëllimi.

Mund t’i thoni vetes, ‘Qëllimi im për sot është të ndihem i suksesshëm’ ose ‘Dua të jem rehat sot’

Zgjidhni një ritual offline dhe qëndroni me të

Shkëputja nga teknologjia në mëngjes është rindezja më e mirë që mund t’i jepni trurit tuaj, thotë Debbie Sorensen, një psikologe me bazë në Denver.

Shikimi i telefonit ose kompjuterit tuaj menjëherë pasi zgjoheni, përgatit trurin tuaj për shpërqendrim dhe mund të shkaktojë reagimin tuaj ndaj stresit nëse shihni ose lexoni diçka negative, thekson Sorensen.

Bëni mëngjeset argëtuese

Argëtimi është një pjesë kritike, por e nënvlerësuar e ekuacionit të mirëqenies, thotë Laura Pendergrass, një psikologe industriale që këshillon kompanitë e Fortune 500.

Gjeni një gjë të vogël që do t’ju bëjë të qeshni ose buzëqeshni si pjesë e rutinës suaj të mëngjesit, për të rritur endorfinën dhe për të vendosur një ton pozitiv për ditën tuaj, pavarësisht nëse është një festë kërcimi 3-minutëshe ndërsa jeni duke u përgatitur për punë ose duke telefonuar një nga miqtë tuaj më ‘funny’ për të thënë “mirëmëngjes”.

Lifestyle Lumturi zakone