Aktualitet31 Janar 2019, 09:07

30 spiunë në sektorë të rëndësishëm me dosje, historiani: Zhurma për “30 katrana” (ushtarë) bëhet për të mbrojtu

Shkruar nga Pamfleti
30 spiunë në sektorë të rëndësishëm me dosje,

30 spiunë në sektorë të rëndësishëm me dosje, historiani: Zhurma për “30 katrana” (ushtarë) bëhet për të mbrojtur “gjeneralët” e dikurshëm

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula deklaron se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.

Ndërkohë në organet e drejtësisë janë verifikuar rreth 550 figura, 4 prej të cilëve janë gjetur me probleme.

“Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifkuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme.

Në dokumentat e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk  ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, kordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi. 

Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë. Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh. I shërben ligjit dhe reformave të rëndësishme të Shqipërisë”,  u shpreh Gentiana Sula.

Por për historianin Kastriot Dervishi, një kostatim i një numri kaq të vogël, është vetëm zhurmë për të mbrojtur “gjeneralët” e dikurshëm.

“Po “çudisin” me “30 sigurimsa” (bashkëpunëtorë) në administratë, sistem gjyqësor, etj.

Për këta nuk prish punë se janë qindra ish oficerë Sigurimi në SHISH, Polici, sistem të drejtësisë (!).

Zhurma për “30 katrana” (ushtarë) bëhet për të mbrojtur “gjeneralët” e dikurshëm. Pikërisht ata me formim mediokër politik, që as për roje dere nuk bëjnë, gjoja se janë “profesionistë” (ndjekja e agjitacionit e propagadës është formimi i tyre).

Nuk ka nevojë të “zbulohen” këta se të zbuluar janë. Shihni dosjet e kuadrit në çdo institucion. Ai institucion që i mban është drejtpërdrejt përgjegjës”, shkruan Dervishi.

Aktualitet Ish sigurimsa