Sport25 Janar 2023, 18:18

30-vite pritje për të thyer një tabu, Barcelona nis bisedimet me lojtarin e Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti
30-vite pritje për të thyer një tabu, Barcelona nis bisedimet me

30-vite pritje për të thyer një tabu, Barcelona nis bisedimet me lojtarin e Realit të Madridit

Barcelona është në bisedime për të nënshkruar me Marko Asension nga Reali i Madridit.

Shumë pak lojtarë guxojnë të kalojnë nga njëri gjigand spanjoll te tjetri, pasi dihet që janë rival të përjetshëm. Vlen të kujtohet kalimi i Luis Figos në “Camp Nou” në vitin 2000  te “Los Blancos”, transferim ky që solli shumë diskutime.

Por me kontratën e 27-vjeçarit Asensio në “Santiago Bernabeu” që skadon në verë dhe një marrëveshje që duket se nuk do vijë me madrilenët, mund të shikojmë një tjetër tradhti.

“SPORT” pretendon se Blaugranët kanë zhvilluar bisedime me Asension për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë. Ajo që mund të thuhet me siguri është se lojtari nuk është i kënaqur me kushtet ekonomike të reduktuara dhe negociatat me klube të tjera janë tërësisht të lejueshme në këtë pikë.

Një lëvizje nga kryeqyteti në Katalonjë do të ishte hera e parë që një lojtar e bën këtë gjë që nga Luis Enrike në vitin 1996.

Sport Barcelona Marko Asensio Real Madrid