Politike 1 Qershor 2018, 20:27

30 vjet vendosje e marrëdhënieve Shqipëri – Gjermani, Balla: Shteti gjerman na ka ndihmuar shumë në integrim

Shkruar nga Pamfleti
30 vjet vendosje e marrëdhënieve Shqipëri – Gjermani,

30 vjet vendosje e marrëdhënieve Shqipëri – Gjermani, Balla: Shteti gjerman na ka ndihmuar shumë në integrim

Me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, në ambasadën gjermane është mbajtur një ceremoni.

 

 

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla. Ai tha se e falënderon ambasadën gjermane për ndihmën që ka dhënë në përparimin e Shqipërisë drejt rrugës europiane. Balla ka vlerësuar se ambasada gjermane ka bërë shumë për demokratizimin e vendit tonë gjatë viteve të demokracisë.

 

 

Më tej, Balla ka shtuar se Gjermania ka bërë investime me rëndësi në fushën energjitike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.   Nga ana e saj, ambasadorja gjermane Sussane Schutz foli për raportet mes dy vendeve, duke e vënë theksin te intensifikimi i tyre.  Schutz tha se Shqipëria kë përparuar në rrugën europiane e se po ndjek reforma për të shkuar drejt BE-së.

 

 

Politike ambasada gjermane integrimi Taulant Balla