Aktualitet 2 Prill 2022, 17:19

31 vite nga masakra e 2 prillit! Pamjet e rralla nga tragjedia e Shkodrës, ku forcat e sigurimit urdhëruan vrasjen e 4 të rin

Shkruar nga Pamfleti

31 vite nga masakra e 2 prillit! Pamjet e rralla nga tragjedia e Shkodrës, ku forcat e sigurimit urdhëruan vrasjen e 4 të rinjve

Shkodra përkujton sot 31-vjetorin e masakrës së 2 Prillit, 1991, ku në demonstratën antikomuniste mbetën të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër studentë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shkodra humbi katër të rinj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku pritej mbërritja e demokracisë, por tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë.

Familjarët e viktimave ende janë të zhgënjyer për mungesën e dënimit të personave që urdhëruan vrasjet. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit katër të rinjtë e moshës 21-22 vjeç.

Dëshmorët e 2 prillit:
Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç

Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Më poshtë ju përcjellim disa foto, dëshmi të 2 prillit. Pamjet e fiksuara nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregojnë me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet.

*Lexo edhe: Masakra e 2 prillit 1991, zbulohet biseda e Nanos me Ruçin: Turma u ‘çmend’ nga Azemi, nga 800 u bënë 20 mijë vetë


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet masakra e 2 prillit