Sport22 Shtator 2022, 17:31

32 skuadra diskutojnë Kupën e Shqipërisë, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

Shkruar nga Pamfleti
32 skuadra diskutojnë Kupën e Shqipërisë, njihuni me

32 skuadra diskutojnë Kupën e Shqipërisë, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë do të luhet duke filluar nga kjo e diel, me ndeshjet të cilat më pas do të shtrihen të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. FSHF ka detajuar të plotë tashmë kalendarin e turit të parë, me 16 sfidat që do të luhen të ndara në 3 ditë të ndryshme

Të dielën luhet vetëm një sfidë, por ajo do të jetë një përballje shumë e fortë mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, të dy skuadra të cilat duan të ecin sa më shumë në këtë turne. Më pas, të hënën luhen 4 ndeshje nga Grupi A dhe 4 ndeshje nga Grupi B, kurse sfidat e mbetura do të luhen të mërkurën. Një prej tyre do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi për herë të parë skuadra e Partizanit do të luajë në stadiumin e vet një ndeshje si pritëse.

Kupa e Shqipërisë

Turi i Parë

Grupi A

26 shtator

Flamurtari-Vllaznia 15:00

Pogradeci-Bylis 15:00

Kastrioti-Vora 15:00 (në Fushë-Krujë)

Besa-Korabi 15:00 (aneksi në Kavajë)

28 shtator

Veleçiku-Tirana 15:00

Partizani-Oriku 15:00 (stadiumi “Partizani”)

Butrinti-Dinamo 15:00

Lushnja-Tërbuni 15:00

Grupi B

25 shtator

Besëlidhja-Apolonia 15:00

26 shtator

Devolli-Laçi 15:00

Labëria-Kukësi 15:00

Luzi 2008-Teuta 15:00 (në Shijak)

Turbina-Erzeni 15:00

28 shtator

Shkumbini-Egnatia 15:00

Maliqi-Skënderbeu 15:00

Burreli-Tomori 15:00

Kujtojmë se finalja e këtij edicioni do të luhet më 28 maj 2023.

 

Sport Kupa e Shqipërisë turi i parë