Sport 3 Shtator 2022, 22:29

4 gola në 7 ndeshje të zhvilluara, talenti i kombëtares U-21 magjeps anglezët me klasin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti
4 gola në 7 ndeshje të zhvilluara, talenti i kombëtares U-21

4 gola në 7 ndeshje të zhvilluara, talenti i kombëtares U-21 magjeps anglezët me klasin e tij (Video)

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur! Mesfushori 21-vjeçar është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Ykombes, që militon në League One, teksa me klasin e tij po i magjeps të gjithë. Shqiptari, i cili është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, realizoi golin e katërt në 7 ndeshjet e kampionatit me fanelën e Ykombes.

Mehmeti, tundi rrjetën në minutën e 39, në sfidën ndaj Flitud në transfertë që përfundoi me rezultatin 1-1. Me një lëvizje mjeshtërore nga e majta, shqiptari shmangu bukur 2 kundërshtarë, u fut brenda zonës dhe e dërgoi topin në cepin e portës. 21-vjeçari është aktualisht ylli i skuadrës angleze, teksa të shumta kanë qenë elozhet për të në këtë sezon futbollistik.

A post shared by AM11 (@anismehmeti33)

Sport Anis Mehmeti mesfushori i Kombëtares U-21