Sport 9 Shtator 2022, 21:07

4 gola të realizuar në muajin gusht, Myrto Uzuni merr vlerësimin e rëndësishëm në kampionatin spanjoll

Shkruar nga Pamfleti
4 gola të realizuar në muajin gusht, Myrto Uzuni merr vlerësimin

4 gola të realizuar në muajin gusht, Myrto Uzuni merr vlerësimin e rëndësishëm në kampionatin spanjoll

Myrto Uzuni është duke kaluar një moment mjaft të mirë në Ligën e Dytë në Spanjë me fanelën e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares realizoi 4 gola në ndeshjet e zhvilluara në gusht, teksa së fundmi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në kampionat.

Uzuni së bashku me Kajehon janë liderët e skuadrës së Granadës, që synon rikthimin sa më shpejtë në elitën e futbollit spanjoll. Me këtë trofe motivues të marrë së fundmi, beratasi synon të hedhë hapa të tjerë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Futbolli i Kombëtares ishte autori i një prej golave në fitoren 2-0 ndaj Rejsing Santander si dhe shënoi hat-trick në fitoren 3-0 të Granadës ndaj Vijarreal B.

A ??? piece to the puzzle! ?

?❤ @GranadaCF_en's Myrto Uzuni is #LaLigaSmartBank's 'Player of the Month' for August!#POTM #MVP pic.twitter.com/s7jMR2xlqm

— LaLiga English (@LaLigaEN) September 9, 2022

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar