
Paraditen e sotme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, 1500 euro janë denoncuar si të vjedhura. Sipas informacioneve, vjedhjen e ka denoncuar një punonjëse, e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Efektivët e policisë mësohet se kanë shoqëruar në komisariat katër infermierët që punonin aty në momentin e grabitjes. Sakaq nuk është dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.