Aktualitet11 Janar 2023, 21:37

"4 janari 1991” dhe “Gërdeci”- pse gazetarët nuk e pyetën Berishën?

Shkruar nga Pamfleti
"4 janari 1991” dhe “Gërdeci”- pse gazetarët

Në këtë situatë pritej që gazetarët, si profesionistë të lirë, do ta pyesnin Berishën pikërisht për këto dy çështje, ndërkohë që edhe ai kishte detyrimin të përgjigjej se janë çështje ku ai është personazh e ka rol kryesor…

Shkruan Nebil Çika

Sot, Sali Berisha u “bë i gjallë” pas një mungese publike, siç tha për arsye shëndetësore.

Gjatë mungesës së tij kanë ndodhur dy ngjarje që kanë lidhje drejtpërdrejtë me Berishën dhe ai nuk është pyetur e as ka dhënë ndonjë shpjegim e qëndrim për to.

E para është publikimi i audio-përgjimit të një bisede të tij me Ramën në një takim të tyre 4 janar 1991 e fshehur nga të dy, ku Berisha komprometohet si një mbështetës i Ramiz Alisë, por që dëshmon edhe komunikimin apo marrëveshjeve të mohuara deri tani midis të dyve. Edhe pas këtij audio-përgjimi, provë e bashkëpunim të tij me Ramën, e fshehur prej tyre për arsye të dyshimta, Berisha vazhdon të akuzojë kundërshtarët e tij në PD, si bashkëpunëtorë të Ramës pa pasur ndonjë provë për këto akuza.

Ngjarja e dytë që ka ndodhur në mungesën e Berishës, është  komunikimi i akuzës se ish ministrit te tij Fatmir Mediu për ngjarjen më të rëndë të ndodhur në qeverisjen “Berisha”, tragjedinë e Gërdecit, një masakër e rëndë  për nga numri i të vrarëve dhe dëmeve të shkaktuara. Për këtë masakër është akuzuar publikisht edhe ish kryeministri Berisha, familjarët e tij dhe disa ish zyrtarë të qeverisë së tij.

Në këtë situatë pritej që gazetarët, si profesionistë të lirë, do ta pyesnin Berishën pikërisht për këto dy çështje, ndërkohë që edhe ai kishte detyrimin të përgjigjej se janë çështje ku ai është personazh e ka rol kryesor.

Kjo nuk ndodhi duke dëshmuar pamundësinë e gazetarëve që e takuan atë ose paaftësinë e tyre për të bëre detyrën, thjeshte duke e pyetur për këto, ndërkohë që i drejtuan vetëm pyetje që i interesojnë atij

Berisha vazhdoi avazin e tij dhe mediat transmetuan atë që do ai duke dëshmuar që janë në shërbim të tij.  Tani, nuk më duket normale që ky enturazhi politiko-mediatik i Berishës  po akuzojnë Alibeaj që po bashkëpunon me Ramën, ndërkohë që as nuk guxon ta pyesë Berishën e kapur me “presh në dorë”  duke bashkëpunuar me të që nga 1991, i faktuar me audio-përgjimin që ai dhe Rama e kanë mohuar duke mashtruar për 32 vjet shqiptarët.

Këta  mund të jenë gjithçka, po vetëm gazetarë e media nuk janë, duke dëshmuar akuzën se Berisha- Rama e Meta kontrollojnë së bashku opinionin publik nëpërmjet mediave te blera e të korruptuara. Dhe ky është një minim i demokracisë, apo jo?

Forum Berisha gazetarët Gërdeci