Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale uron Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë, duke kujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatik mes dy shteteve.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se “4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë”.
“4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.