Tirana fiton derbin e katërt sezonal, duke mposhtur për të dytën herë Dinamon në kampionat dhe po kaq herë herë edhe Partizanin.
Dinamo dha shkëndijat e para të derbit me disa veprime të rrezikshme, por pjesa e parë u mbyll pa raste të pastra për të shënuar nga të dyja ekipet.
Pjesa e dytë ishte më e bukur dhe e luftuar me Hoxhallarin që rrezikoi me kokë në minutën e 52, por nuk shënon dot.
Në minutën e 56 pati vend për diskutime, teksa Bardhi kaloi në avantazh Dinamon, por VAR-i nderhyri për një prekje me dorë të lojtarit duke anuluar golin.
Me skuadrat e hapura tashmë, Tirana gjeti rastin ideal në minutën e 69, ku Xhixha pas një kombinimi me Seferin dërgoi në rrjetë topin dhe i dha bardhebluve avantazhin.
Në minutat e mbetura, Tirana mund të shënonte dhe të dytin, por la dhe hapësira, teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0. Kjo fitore konsolidon vendin e parë për Tiranën që është 6 pikë larg Laçit dhe Kukësit.